Më 21 tetor 2025, rreth orës 01:40, në një objekt hotelierik në fshatin Senakos të Gostivarit, policia ka gjetur një pistoletë “Bereta” kalibër 9 mm dhe një karikator me katër plumba.
Për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”, punonjësit policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë dhe Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria pesë persona: M.A. (26), M.O. (31), A.A. (31), J.D. (30) dhe A.M. (22), të gjithë nga fshati Senakos.
Pas intervistimit në stacion policor, M.A. ka pranuar se arma ishte e tij, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Rasti i është dorëzuar gjyqtarit kompetent për procedurë paraprake.