Një shtetas zviceran ka ndërruar jetë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, ku Policia njofton se mashkulli, i cili po priste të udhëtonte për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore. I është ofruar ndihma mjekësore, por më pas ai ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në raportin e PK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume