Një grua është arrestuar më 22 nëntor pas mesnate në Fushë Kosovë.
Ajo ka sulmuar nënën e saj, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 22.10.2025 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume