Në Koçan, policia po heton dy ngjarje të ndara të ndodhura në 22 dhe 23 tetor.
Sipas raportit të SPB-së, më 23.10.2025 në orën 00:30, qytetarja M.F. (43) nga Koçani ka denoncuar se vajza e saj e mitur, M.F. (13), është larguar nga shtëpia. Forcat policore po ndërmarrin masa për gjetjen e saj dhe kthimin e sigurt pranë familjes.
Ndërkohë, një ditë më parë, më 22.10.2025 në orën 09:30, në Stacionin Policor të Koçanit, qytetari R.O. (51) ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një person me inicialet XH.N..
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e të dy rasteve.TS
Mgid