Dje rreth mesditës, një shofer me veturë ka dalë nga bulevardi në lagjen e Shkupit, Novo Lisiçe, dhe ka goditur katër këmbësorë – anëtarë të një familjeje – para se të përplasej në një semafor, njoftoi policia.

Nga përplasja me automjetin “Opel Astra”, që drejtohej nga T.N. nga Shkupi, janë lënduar dy të rritur, G.K. (40) dhe M.K. (39), si dhe dy vajza të mitura.

Të lënduarit janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku u janë konstatuar plagë trupore. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, njoftojnë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume