Klubi prizrenas i basketbollit, Bashkimi ka reaguar me anë të faqes zyrtare pas ndalimit të tifozëve të tyre nga policia e Malit të Zi.

Gjatë mbrëmjes së enjte, tifozët e Bashkimit të njohur si Arpagjik’t janë ndaluar nga policia malazeze shkaku i një grafiti ku shkruante UÇK.

Pas disa orë mbajtje, ata janë liruar, por vetëm njëri nga ta ka mbetur, ai i cili ka marrë përsipër veprën është burgosur dhe i është dhënë një dënim prej 10 ditësh.

Disa orë më vonë, klubi prizrenas ka reaguar me anë të faqes zyrtare, ku kërkon reagim nga organet përgjegjëse si Ministria e punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume