Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, prej 17 ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Këtë të premte, sipas informacioneve të raportuara nga Report Tv, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

ADVERTISING

Fatos Nano, 73-vjeç, është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish-Partisë së Punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste, nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika.

Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia Socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama.

Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com