Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se ishte viktimë e një tentative helmimi me çokollata dhe reçel, të marra gjatë një aktiviteti publik.

Ëmbëlsirat përmbanin tre kimikate në përqendrime të larta dhe kjo nuk mund të jetë e pavullnetshme”, tha Noboa në një intervistë për CNN.

Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre. Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij paraqiti një ankesë te prokurorët.

“Ne paraqitëm një ankesë, paraqitëm prova për përqendrimin e tre kimikateve”.

Është hera e dytë që administrata e Noboas ka pretenduar një atentat ndaj jetës së tij, mes protestave antiqeveritare të indigjenëve dhe krimit në rritje.

Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që hidhnin gurë, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit.

Organizata më e madhe e popujve indigjenë në vend, e quajtur Conaie, ka bllokuar rrugët — përfshirë në provincën Pichincha të kryeqytetit, që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së kostove të karburantit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume