Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi të premten se do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, transmeton Anadolu.

“Në përputhje me trendet evropiane dhe rrethanat e ndryshuara të sigurisë, fatkeqësitë natyrore gjithnjë e më të shpeshta dhe situatat e krizës, Kroacia po rikthen trajnimin bazë ushtarak”, shkroi Ministria në një deklaratë.

Ajo vuri në dukje se kanë kaluar 17 vjet që nga heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke theksuar se gati 300.000 njerëz nuk kanë marrë asnjë trajnim ushtarak gjatë kësaj periudhe.

Ministria tha se planifikon të thërrasë deri në 4.000 rekrutë çdo vit.

Njoftimi erdhi pasi parlamenti vendosi më parë gjatë ditës, me shumicë deputetësh, të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për dy muaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com