Më 24 tetor 2025, rreth orës 22:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.D. (42) nga Tetova. Sipas raportit paraprak, ai dyshohet se në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes policore është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve të policisë, derisa këta po kryenin veprimet zyrtare.

Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume