Kryeministri Rama komentoi momentin që u bë viral në të gjithë botën, kur muajin e kaluar, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, të zhvilluar në Kopenhagë komentoi me shaka me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev dhe atë të Francës, Emmanuel Macron, ngatërresat e shpeshta të Donald Trump të Shqipërisë me Armeninë.

“Ky është një shembull tjetër se sa në pozitë të keqe janë demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham (presidenti i Azerbajxhanit), sepse jemi miq të ngushtë prej një kohe të gjatë tashmë dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq ‘humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin’. Por, fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume