Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Cristoforo Colombo në Romë, ku 20-vjeçarja Beatrice Bellucci, e njohur si “Bibbi”, humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një BMW që po ecte me shpejtësi.
Sipas hetimeve të para, ky aksident mund të ketë qenë pasojë e një gare makinash, ku shoferi i BMW-së humbi kontrollin dhe përplasi Mini Cooper-in, duke e dërguar makinën përtej rrugës, e cila u përplas me një pemë.
Kjo tragjedi ndodhi pasi BMW-ja, me të cilën po udhëtonin dy të rinj, mund të ketë qenë pjesë e një gare me një automjet tjetër, i cili, sipas hetimeve, mund të ketë ikur nga vendngjarja pas aksidentit.
Makina e goditur nga BMW-ja, që transportonte Beatricen dhe shoqen e saj Silvia, po udhëtonte pa marrë pjesë në garë, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen që ndodhi.
Beatrice Bellucci, pas përplasjes, u transportua në spital në gjendje kritike, por vdiq pak më vonë. Shoferja e Mini Cooper-it dhe të rinjtë në BMW-së u plagosën gjithashtu, ndërsa hetuesit tani po shqyrtojnë imazhe nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse aksidenti ishte rezultat i një gare makinash.
Aktualisht, hetuesit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes dhe po analizojnë dëshmitë për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit e plotë të tragjedisë.