Bartësi i listës së pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës, Mesut Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se subjekti i tij është dëmtuar ndjeshëm gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Sipas Bajramit, lista e tij ka marrë rreth 1,500 vota, por janë evidentuar “parregullsi serioze” në disa qendra votimi. Ai pretendon se vetëm në kutinë e votimit ku ai vetë ka votuar (1021) janë bërë të pavlefshme 60 vota, ndërsa në qendrën e votimit në burgun e Idrizovës janë “humbur” edhe 15 vota.

“Komisionerët e VLEN-it, në bashkëpunim me AKI-në, sipas analizave tona, na kanë dëmtuar në të gjitha kutitë ku kanë votuar shqiptarët në Kumanovë. Në total, janë bërë të pavlefshme rreth 450 vota që rrethuan numrin 96, Mesut Bajrami”, shkroi ai në një reagim publik.

Megjithatë, Bajrami thekson se nuk do të ndalet:
“Ne nuk do të ndalemi; lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë,” deklaroi ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com