Ministria e Shëndetësisë informon se interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal po rritet vazhdimisht. Deri më tani janë regjistruar mbi 70 mijë qytetarë, ndërsa më shumë se 22 mijë persona janë tashmë të vaksinuar në mbarë vendin.

Vaksinimi po zhvillohet në 35 pika vaksinimi, prej të cilave pesë ndodhen në Shkup. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë.

Me vaksinim falas janë përfshirë kategoritë e rrezikuara të popullsisë, siç janë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, personat e vendosur në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione.

Në organizim të Ministrisë, ekipe preventive nga institucionet shëndetësore në mbarë vendin po vazhdojnë me vaksinimin në terren dhe në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com