Më 28 tetor 2025, rreth orës 14:00, punonjësit e Departamentit Policor Kamjanë kanë ndaluar një 37-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pas një denoncimi se ai kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ku po vazhdon dokumentimi i rastit. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të iniciohet parashtresë përkatëse.TS
Mgid