Muhamed Elmazi edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e komunës së Sarajit, pas fitores në zgjedhjet e 19 tetorit. Funksionin ia dorëzoi ushtruesi i detyrës Iljas Veseli.

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga tani më ish-kryetari, z. Iljas Veseli. Ky moment për mua nuk është vetëm një përgjegjësi, por edhe një nder i madh për të shërbyer me përkushtim ndaj çdo banori të Sarajit, pa dallim përkatësie, ideje apo bindjeje. Zotohem se do të punoj me nder, transparencë dhe përgjegjësi, duke e bërë komunën tonë një vend të zhvillimit, mirëqenies dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Elmazi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume