Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur një delegacion nga Republika e Turqisë, të udhëhequr nga deputetja Rukiye Toy dhe anëtarja e Komitetit Qendror Ekzekutiv të AK Partisë, Emine Çakır.

Në takim morën pjesë edhe deputetet Mimoza Musa dhe Kaltrina Beqiri. Palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve dhe për forcimin e lidhjeve miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Kasami theksoi rëndësinë e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Turqinë, duke nënvizuar se këto kontakte kontribuojnë në zhvillimin e ndërsjellë dhe mirëkuptimin mes popujve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume