Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi kopshtin e fëmijëve “Srniçka” në Komunën e Aerodromit.

Sipas Programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2025, i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 27/2025 më 07.02.2025, rreth 38.000 fëmijë nga të gjitha kopshtet në vend do të marrin fruta vendore dhe cilësore.

Janë ndarë 40 milionë denarë për furnizimin e rreth 880.000 kilogramëve fruta vendore. Gjatë tre muajve, çdo fëmijë do të marrë nga një kilogram fruta çdo javë, përkatësisht dy lloje frutash në javë, të cilat do të konsumohen në kopsht si pjesë e ushqimit ditor.

Për herë të parë janë paraparë edhe sasi të frutave me origjinë organike, që përfaqësojnë një cilësi shtesë në ushqimin e më të vegjëlve.

Kjo programë paraqet një investim në shëndetin e fëmijëve, në ndërtimin e zakoneve për ushqim të shëndetshëm që nga mosha e hershme, si dhe një mbështetje konkrete për bujqit maqedonas.

Përmes blerjeve të drejtpërdrejta të frutave vendore, Ministria kontribuon në forcimin e prodhimit bujqësor dhe sigurimin e një tregu të qëndrueshëm për bujqit.

“Fëmijët meritojnë “Më të mirën e Maqedonisë”që në moshë të vogël. Çdo fëmijë meriton ushqim të shëndetshëm, dhe çdo bujk meriton mbështetje. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme të shëndetshme për fëmijët dhe një zhvillim të qëndrueshëm për bujqësinë maqedonase”, theksoi ministri gjatë vizitës në kopshtin “Srniçka”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë me realizimin e kësaj programe edhe në periudhën e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com