MASH dhe INOFEIT firmosën memorandum për angazhime të përbashkëta në zhvillimin e kompetencave digjitale të mësimdhënësve, fokusi është në zbatimin e inteligjencës artificiale
Qendra për Transfer të Teknologjive dhe Inovacionit INOFEIT, pranë Fakultetit
Elektroteknikë dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup, i bashkohet përpjekjeve të
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e kompetencave digjitale të kuadrit
mësimor, inkuirajimin e praktikave inovative pedagogjike dhe përdorimin e përgjegjshëm të
inteligjencës artificiale gjenerative në procesin mësimor.
Të dyja palët sot firmosën memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh shfrytëzimin e
kapaciteteve shkencore-profesionale, profesionale, materiale-teknike dhe hapësinore për
organizimin e trajnimeve për stafin arsimor, si dhe punëtori për zhvillimin dhe zbatimin e
inovacioneve në arsim, me fokus në inteligjencën artificiale gjenerative.
MASH dhe INOFEIT do të marrin pjesë së bashku në projekte dhe iniciativa në fushën e
transformimit digjital të arsimit, ndërsa periodikisht, në takime pune, do të diskutojnë për
progresin e aktiviteteve, duke rënë dakord për vazhdimësinë, ndryshimin ose plotësimin e
tyre.
Në nënshkrimin e memorandumit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna
Janevska, nga njëra anë, dhe dekani i FEIT-it, Prof. Dr. Vlladimir Atanasovski, si dhe drejtori
i INOFEIT-it, Prof.Dr. Dimitar Tashkovski, nga ana tjetër, shprehën kënaqësi që po vendoset
bashkëpunim për forcimin e hallkës më të rëndësishme në procesin arsimor – kuadrit
mësimdhënës, si dhe për integrimin më të lehtë të inovacioneve teknologjike në
mësimdhënie.
Deri në fund të vitit do të organizohet edhe trajnimi i parë për mësimdhënësit me temë
“Përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale për qëllime arsimore.”