Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.A. (40) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i sigurisë”.
Sipas të dhënave të policisë, i denoncuari përmes mesazheve në një aplikacion mobil, ka kërcënuar gruan e tij të pakurorëzuar dhe nënën e saj, duke u shkaktuar atyre ndjenjë frike dhe pasigurie.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike për procedurë të mëtejshme.TS
Mgid