Një masakër në maternitet në Sudan ka lënë 460 persona të vdekur vetëm disa ditë pas një serie vrasjesh 48-orëshe ku u ekzekutuan më shumë se 2,000 civilë nga rebelët paraushtarakë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Spitali Saudit i Maternitetit në El Fasher, spitali i fundit i mbetur i qytetit, u sulmua të dielën për herë të katërt brenda një muaji, duke vrarë një infermiere dhe duke plagosur tre punonjës të tjerë shëndetësorë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dy ditë më vonë, “gjashtë punonjës shëndetësorë, katër mjekë, një infermiere dhe një farmaciste, u rrëmbyen” dhe “më shumë se 460 pacientë dhe shoqëruesit e tyre u qëlluan dhe u vranë në spital”, nga paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), tha organizata.

Pamjet që supozohet se kapin pasojat e masakrës së spitalit treguan trupa të shpërndarë në dysheme midis rrënojave dhe pajisjeve të thyera.

“Po kryeja një operacion në spital kur ndodhi bombardimi i rëndë. Një predhë goditi spitalin. Isha shumë e shqetësuar sepse plagët e gruas ishin të hapura dhe të gjithë po vraponin rreth meje”, tha Dr. Suhiba, një gjinekologe, për UNFPA-në, agjencinë e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com