Natën e kaluar, rreth orës 3 deri në 4 të mëngjesit, disa hajdutë kanë hyrë në disa shtëpi në Reçicë të Vogël, duke vjedhur sende me vlerë. Dyshohet se ata janë futur nga dritaret e tualeteve, duke shfrytëzuar momentin kur banorët ishin në gjumë.

Pas raportimit të ngjarjeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe po punojnë për zbardhjen e rasteve.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të mos i lënë dritaret e vogla të tualeteve të hapura gjatë natës, për të shmangur raste të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume