Futbolli është më shumë se një lojë për Bunej Ebibin.
Pas një sezoni të mbushur me përkushtim dhe stërvitje të pandalshme, ai arriti të përzgjidhet në mesin e më të mirëve gjatë kampit të FC Barcelona-s të mbajtur në Prishtinë më 26 maj 2025.

Pas suksesit të treguar në kampet rajonale, Bunej Ebibi mori ftesë zyrtare nga Barça Clinic, duke u bërë pjesë e një përvoje unike në zemër të Barcelonës, ku po trajnohet nga ekspertët e një prej akademive më të njohura në botë.

Aktualisht, Bunej është pjesë e FC Besa, ku luan në pozicionin sulmues i majtë, dhe njihet për shpejtësinë, kreativitetin dhe pasionin që sjell në çdo ndeshje.
Historia e tij është dëshmi se puna e palodhshme, besimi dhe dashuria për futbollin mund ta çojnë çdo ëndërr në majë, fale punes se palodheshme edhe te trejnerve te ketij klubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume