Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e kaluar, (31 tetor). Tragjedia ndodhi në rrugën Halepa në Mastaba, në Heraklion të Kretës, me dy persona vdekur, në një dinamikë të pastër vrasjeje, për motive ende të paqarta

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Bëhet me dije se një person dyshohet se i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës. Sipas mediave greke, njëri prej viktimave u gjet me një qese mbi kokë, ku dyshohet se autori e ka mbytur me asfiksim.

Më pas autori është hedhur nga ballkoni në një përpjekjeje vetëvrasjeje sipas autoriteteve që e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu autori i dyshuar u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Sipas policisë, burri ia vuri zjarrin duke dashur të digjte nënën dhe xhaxhanë e tij, që ndodheshin brenda në shtëpi në atë kohë.

Nëna mësohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot. Po ashtu po hetohet nëse autori i krimit kishte probleme psikike, ndërsa sipas informacioneve nga “Protothema”, trupat e djegur u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë.

Mobilizimi i Zjarrfikësve ishte i madh me 16 zjarrfikës dhe 4 automjete që nxituan në vendngjarje. Zjarrfikësit thanë se nxorrën djalin fillimisht nga godina, por ai më pas u ngjit përsëri në ndërtesë dhe u hodh nga ballkoni, ndërsa u dërgua me ambulancë në spital.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com