Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur vëllanë e tij dhe kishte tentuar ta godasë atë me një kamionetë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Hani i Elezit / 31.10.2025 – 20:00. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se një ditë më parë pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar dhe kishte tentuar ta godas atë me automjet- kamionetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume