Kumanovë, 2 nëntor 2025 – SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.P. (21) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”.
Në të njëjtin rast, kallëzim penal është ngritur edhe kundër M.R. (20), P.M. (22), N.P. (21) dhe K.K. (22), të gjithë nga Kumanova, për “pjesëmarrje në rrahje”.
Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025 në vendbanimin Karposh, ku të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht L.J. dhe N.S. me shkop bejsbolli, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.
Policia ka dokumentuar rastin, ndërsa procedurat për hetimin e plotë dhe përgatitjen e parashtresës penale janë në zhvillim.TS
Mgid