Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Orlanci, rajoni i Shkupit.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, H.B. (78) nga fshati Haraçinë, duke drejtuar një traktor “IMT”, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të aksidentit janë në zhvillim.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume