Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të martë pas publikimit të progres-raporteve nga Komisioni Evropian, të prezantuara nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për hapat e ndërmarrë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në raport, Kos përmend Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të lartë gjatë vitit, ndërsa veçon Malin e Zi si vendin më të përgatitur në rajon për procesin e zgjerimit.

Komisionerja theksoi gjithashtu ritmin e shpejtë të hapjes së grup-kapitujve nga Shqipëria dhe progresin e dukshëm në reformat institucionale dhe ligjore, që po e afrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama vlerësoi raportin si një konfirmim të qartë të punës së bërë nga qeveria shqiptare në procesin e integrimit dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Postimi i komisioneres në rrjetet sociale u shoqërua me mesazhin:

@MartaKosEU: “Po, e kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, përpara, së bashku.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com