Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Në emisionin ZOOM, Ibrahimi ka treguar se Ramadani kishte vendosur të zhvillojë fushatën pa emblema partiake dhe pa simbolet e subjektit politik.

“Haqim Ramadani kishte vendosur që në rrethin e dytë të bëjë fushatë pa emblema partiake dhe pa simbolet e subjektit politik, dhe ne respektuam vullnetin e tij. Siç e dini, u hoqën edhe emblemat nga shtabet e VLENI-së dhe ne ishim plotësisht dakord me këtë vendim”, theksoi Ibrahimi, njofton TS.

Ai theksoi se kjo strategji ishte pjesë e përpjekjeve për të shmangur shfaqjen e një gare mes partive politike dhe për të përqendruar vëmendjen tek mobilizimi i votuesve në terren.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com