Më 4 nëntor 2025, rreth orës 21:30, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre të mitur nga qyteti, pasi gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në afërsi të tyre është gjetur dhe konfiskuar sasi marihuane.

Të miturit janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Tetovë. Në prani të prindërve, policia ka kryer biseda zyrtare me të miturit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj tyre.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com