Prokuroria Themelore Publike e Negotinës (NJPB Negotinë) ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (44) nga fshati Cërveni Bregovi, rrethina e Negotinës, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”, mëson TetovaSot.
Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 17 shtator 2025 në vendin e quajtur “Podvoznik” në Negotinë, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Prokuroria ka bërë të ditur se pas hetimeve paraprake, ndaj personit të dyshuar do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse.TS
Mgid