Më 4 nëntor 2025, rreth orës 12:00, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria D.P. (44) nga Republika Federale e Gjermanisë, njofton TetovaSot.

Gjatë kontrollit kufitar, në automjetin kamper “Volkswagen” me targa gjermane që ai drejtonte, është gjetur marihuanë. Personi është mbajtur në stacionin policor për veprime të mëtejshme.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com