Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.

Siç mëson TS nga banorët viktima dyshohet të jetë një vajzë me inicialet D.S 24-vjeçare, me origjinë nga Gjakova. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes.

Sipas informacioneve jozyrtare nga banorët e zonës, vajza thuhet se më herët ka pasur disa tentativa për vetëvrasje dhe kishte pasur kontakt me një person, për të cilin policia po zhvillon hetime përmes gjurmimit të të dhënave telefonike.

Policia e Tetovës ka njoftuar se informacione më të detajuara do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

TS po sjell pamje LIVE nga vendi i ngjarjes.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com