Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja” tha se shqiptarët e humbën Kërçovën por se e kanë fituar Dollnenin sërish dhe shqiptarët për herë të parë në histori e kanë fituar Çashkën.

“Shumë thellë në Maqedoninë Lindore është fitore historike, fitorja e Çashkës. Për Kërçovën, e keni parasysh që në raundin e parë ka patur dy kandidatura prej BDI-së, e ke patur zotri Deharin dhe zotëri Shkodranin, që dul si i pavarur por ka qenë pjesë e strukturave të BDI-së, kandidatura e tretë ka qenë e jona”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se realisht favorit në komunën e Kërçovës ka qenë BDI-ja, dhe fjalën kryesore e ka patuar BDI-ja.
“Çka nuk ka funksionu aty, ka patur situata të jashtëzakonshme, do sulme me përgjime që e ka demotivu edhe votuesin brenda por edhe jashtë. Thjeshtë është një betejë e humbur që duhet të nxjerrim konkluzione për ta rikthyer”, deklaroi Mexhiti.

Sa i përket kandidaturës në komunën e Butelit, Mexhiti tha se kanë vlerësuar se ende është herët për ta fituar këtë komunë.

“Ka gjasa që kjo të ndodh në të ardhmen, por tani është ende herët. Mendoj që ka qenë vetëm një garë për të përfituar pikë politike, që nesër do t’i futin në llogarinë se kanë marrë një votë më tepër”, deklaroi Mexhiti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com