Tronditje në Tetovë pas lajmit për gjetjen pa shenja jete të një të reje nga Gjakova. Viktima është identifikuar si Daorsa Spahiu, 25-vjeçare, e cila kishte qëndruar prej disa kohësh në një banesë me qira në qytet informon Tetovasot.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave fillestare, nuk ka indikacione për ndonjë vepër penale në rastin e vdekjes së 25-vjeçares me iniciale D.S. nga Gjakova – Kosovë, e cila u gjet pa shenja jete në Tetovë.
Nderkohë, Prokuroria ka intensifikuar hetimet dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së saj.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas burimeve të Tetovasot, 25-vjeçarja Daorsa Spahij nga Gjakova kishte qëndruar në Tetovë në një banesë me qira. Organet kompetente janë ende në terren për të mbledhur prova shtesë dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.TS