Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se është miratuar kërkesa e Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Gjykata Speciale njofton se do të jetë edhe një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut.

“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë.”

Lexo edhe:
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje
Gjendet 15 vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren, arrestohet personi që po bashkëjetonte me të
Trump e thotë sërish: Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë
“Trupi Gjykues deklaroi se kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja, por megjithatë i kërkoi palëve që të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme,” thuhet në njoftim.

Siç u bë e ditur muajin e kalaur, Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John SteWart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

DhSK-ja kishte bërë të ditur ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025./Reporteri.net/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com