Sot (06.11.2025), rreth orës 00:50, në rrugën “Kiro Ristoski Drnc” në Tetovë, punonjës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 27-vjeçar me inicialet Sh.H. nga Tetova.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit te personi është gjetur dhe konfiskuar një sasi pluhuri të bardhë, e cila dyshohet të jetë substancë narkotike.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com