Gjatë ditës së djeshme (05 nëntor 2025), në rajonin e SPB Tetovë është zhvilluar një aksion kontrolli ndaj automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve.

Siç mëson TetovaSot nga burime policore, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh (19 në Tetovë dhe 5 në Gostivar) për parkim të parregullt, ndërsa 10 automjete në Tetovë janë ngritur me automjetin special “Merimangë”.

Përveç kësaj, janë regjistruar edhe 76 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (38 në Tetovë dhe 38 në Gostivar).
Policia ka paralajmëruar se kontrollet e tilla do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com