Sot përfundon rikonstruktimi i rrugës nr. 9 të Bulevardit “Mid’hat Frashëri”, me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit.

Ky projekt është pjesë e një pakete më të gjerë me gjithsej gjashtë rrugë që po realizohen në lagjen Teneqe Mahalle, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Punimet në terren po zhvillohen me intensitet të lartë dhe paralelisht po punohet edhe në rrugën nr. 3, si pjesë e të njëjtit program investues.

Përmes këtyre ndërhyrjeve, Komuna e Çairit po avancon drejt standardeve moderne urbane, duke sjellë rrugë të reja, kushte më të mira dhe lagje më të bukura për qytetarët.

Çairi po ndryshon — çdo ditë, me projekte konkrete që përmirësojnë jetën e komunitetit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com