Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit studentes së mjekësisë, Daorsa Spahija, e cila mbrëmë u gjet pa shenja jete në qytetin e Tetovës.
Sipas TS, e ndjera ishte në përfundim të studimeve të mjeksisë në Universitetin e Tetovës dhe ishte gati të kthehej në vendlindje për të dhënë kontributin e saj në fushën e shëndetësisë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër (e premte), në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Familjarë, miq dhe kolegë të saj pritet t’i japin lamtumirën e fundit të resë që kishte ëndrra e plane të mëdha për të ardhmen.
Mgid