Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 13:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar, një 64-vjeçar nga Gostivari ka paraqitur denoncim për një rast mashtrimi.

Sipas kallëzimit, rreth orës 11:30, në rrugën “Major Çede Filipovski”, para një objekti hotelerik, dy persona të panjohur, të cilët u prezantuan si shtetas nga Dubai, i janë afruar të dëmtuarit duke i kërkuar t’u tregonte si duken paratë vendase. Ata i kanë dhënë një byzylyk, duke i thënë se ishte prej ari, ndërsa ai u ka dhënë 150 euro dhe 3100 denarë në kartëmonedha të ndryshme.

Pas kësaj, mashtruesit kanë thënë se do të shkonin t’i sillnin dy telefona celularë, por nuk janë kthyer më. Më vonë, i dëmtuari ka konstatuar se byzylyku ishte bizhuteri e thjeshtë.

Nga SPB Gostivar njoftojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com