Anëtarët e Kongresit Amerikan thirrje Izraelit të ndalojë prishjen e shtëpive në Bregun Perëndimor të pushtuar
Në SHBA, 104 anëtarë të Kongresit i bënë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të anulojë vendimin për prishjen e shtëpive në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Bëhet e ditur se 104 anëtarët e Kongresit, përfshirë demokratë si Jamie Raskin, Jerrold Nadler dhe Jim Himes, i dërguan një letër të përbashkët kryeministrit izraelit Netanyahu duke kundërshtuar prishjen e shtëpive në fshatin Umm al-Kheir në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në letrën ku theksohet domosdoshmëria e anulimit të menjëhershëm të urdhrit të prishjes, thekshet se kjo situatë vjen “në një kohë shqetësimi të thellë për ekstremizmin e kolonëve” në Izrael.
Letra vuri në dukje se kjo situatë përbën një rrezik jo vetëm për banorët e cenueshëm të fshatit, por edhe për “shkatërrimin e mëtejshëm të mbështetjes për Izraelin në të gjithë spektrin politik të SHBA-së”.
Vendimin e prishjes letra e përshkruan si “mizor, të padrejtë dhe një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”, ndërsa thekson se “Dëmi i vazhdueshëm që pëson ky komunitet i shtypur do ta ndjekë edhe Izraelin në formën e izolimit dhe zemërimit ndërkombëtar”.