Në lidhje me deklaratat e gazetarit të portalit “Tetova Sot”, Nevrij Ademi, gjatë një paraqitjeje LIVE në Klan Kosova për ngjarjen tragjike të studentës nga Gjakova që humbi jetën në Tetovë, shprehim keqardhje për çdo lëshim të mundshëm në fjalor. Nevrij Ademi nuk ka pasur qëllim të denigrojë viktimën, dhe çdo gabim gjatë shprehjes është i paplanifikuar.

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në paraqitjet e tij, si në portalin “Tetova Sot”, ashtu edhe në mediat rajonale në Kosovë dhe Shqipëri.

Portali “Tetova Sot” kërkon falje publike, si në emër të redaksisë, ashtu edhe në emër të Nevrij Ademit, për çdo shprehje të papërshtatshme gjatë raportimit LIVE. Shpresojmë që publiku të kuptojë se gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta mund të ndodhin gabime në formë, por jo në qëllim ose në informim.

Gjithashtu, portali shpreh ngushëllimet më të thella familjes së studentës nga Gjakova dhe konfirmon se do të vazhdojë të raportojë në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme, duke u fokusuar në të vërtetën.

Nga ana tjetër, shprehim shqetësimin që rastet e tilla të mos shfrytëzohen për nxjerrje politike ose për sulme ndaj gazetarëve. Përkundrazi, duhet të theksohet nevoja për forcimin e institucioneve shtetërore, që të jenë më efikase dhe të shpejta në zbardhjen e rasteve si ky dhe të ngjashme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com