Një person është arrestuar për shitblerje të narkotikëve ku gjatë kontrollit tek pronat e tij në kryeqytet i janë gjetur bombë, armë dhe drogë të llojit kokainë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Jakov Xoxa” të Prishtinës.

“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€”.

“Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume