Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, mendon se nuk ka nxitim për nënshkrime të reja pas krizës në rritje të lëndimeve, duke këmbëngulur se ka besim te lojtarët e disponueshëm në skuadër.

Parisienët janë përballur me disa lëndime këtë sezon, kryesisht për shkak të sezonit të ngjeshur 2024/25, ku fituan tripletën.

Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi kanë pësuar lëndime brenda një jave. Ata do të mungojnë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, trajneri Enrique nuk i sheh si të domosdoshme transferimet e reja, edhe pse thekson se është i hapur për një gjë të tillë.

“Jemi gjithmonë të hapur për nënshkrime të reja, por nuk ka nxitim, nuk ka shqetësime”, ka thënë fillimisht Enrique.

“Po i shohim anët pozitive dhe negative. Nuk ka problem për momentin. Ka lëndime, por ky është rasti në çdo klub. Kemi besim te lojtarët në ekip”, përfundoi trajneri spanjoll.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com