Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë për një xhiro bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Nga kjo shëtitje, Abdixhiku publikoi fotografi ku shihen të dy duke përshëndetur qytetarët.

Kreu i LDK-së pas votimit bëri thirrje që të votohet me përgjegjësi.

“Sot është dita e qytetarëve. Dita e vendimit për të ardhmen që duam, për shpresën që ndajmë bashkë. Prandaj le të votojmë me përgjegjësi, me qetësi dhe me respekt për tjetrin. Të dëshmojmë edhe një herë se demokracia jonë është e pjekur, se kultura jonë qytetare është shembull për popuj të tjerë”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, Rama falënderoi qytetarët për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

“Sot është ditë feste. Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm proces politik, janë shprehje e përgjegjësisë qytetare, e dashurisë për vendin ku jetojmë. Sot zgjedhim drejtimin dhe vlerat që duam t’i japim qytetit tonë. Një mirënjohje e thellë për të gjithë qytetarët që gjatë gjithë fushatës treguan kulturë, respekt dhe pjekuri demokratike. Kjo është dëshmia më e bukur e dashnisë për qytetin dhe shtetin”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com