Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është i mandatuar edhe për kryeministër, sot ka qëndruar në dy prej komunave ku po zhvillohet balotazh.

Konjufca megjithatë ka thënë se këto vizita të tij ishin normale, dhe se s’kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Sipas tij, është normale të jesh për kafe e drekë.

“Kjo s’ka lidhje me fushatë zgjedhore. Ishte vizitë me strukturat dhe ata që ishin të angazhuar në proces zgjedhore. Jo për thirrje të veçantë, kandidat të veçantë”, ka deklaruar Konjufca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume