Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka festuar rezultatin e tij bashkë me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Në një konferencë për media, Rama pati edhe disa mesazhe për kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku.

“Dua ta përshëndes edhe kundërshtarin tim politik dhe e ftoj të reflektojë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim, jo për bllokim. Qytetarët nuk meritojnë pengesa, por punë të përbashkët. Sot qytetari ka folë dhe fjala e tij është vendim. Prishtina ecën përtej”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume