Më datë 09.11.2025, rreth orës 15:10, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale fshati Gurgurnicë – fshati Stençe të Tetovës, personi S.P. (48) nga fshati Çellopek i Tetovës, duke drejtuar një katricikël “Polaris” me targa zvicerane, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, njofton Tetovasot.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com