Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka ngritur kallëzim penal kundër H.A.N. (28) nga Siria për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “kontrabandë emigrantësh”, si dhe kundër D.J. (37) nga Kavadari për veprat penale “kontrabandë emigrantësh” dhe “falsifikim dokumenti”.

Sipas kallëzimit, më 04.11.2025, i denoncuari i parë ka pranuar 13 emigrantë nga Egjipti, prej të cilëve gjashtë ishin fëmijë, në territorin e Republikës së Greqisë, dhe më pas i ka transportuar ilegalisht në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Emigrantët duhej të merreshin në një automjet “Chevrolet Kaptiva” nga i denoncuari i dytë, i cili dyshohet edhe për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Rasti është dokumentuar dhe prokuroria ka nisur procedurat përkatëse ligjore.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com